
Mirësevini në Terra Forma
Terra Forma është një ftesë për të sjellë natyrën në hapësirat tuaja. Çdo copë është punuar me dorë, me kujdes dhe dashuri, duke mbajtur në vete frymën e tokës. Krijime që japin ngrohtësi në shtëpi, sjellin harmoni në biznese, dhe bëhen dhurata me kuptim për njerëzit që doni.
Produktet më të shitura:
Whether it’s pottery or life, it takes more than one attempt for them to come out right. And all that effort makes the end product more valuable, too.
Yeon Somin - The Healing Season of Pottery

Zbulo magjinë e baltës:
Në Terra Forma, punojmë me "earthenware" dhe "stoneware" – dy lloje balte që dallojnë për strukturë, ngjyrë dhe qëndrueshmëri.
Çdo copë formohet me dorë dhe piqet dy herë në furrë: pjekja e parë e forcon baltën, ndërsa e dyta, pas aplikimit të glazurës, i jep jetë ngjyrave, teksturës dhe shkëlqimit përfundimtar.
Ky proçes i kujdesshëm ruan natyrshmërinë e materialit dhe garanton cilësi dhe estetikë që qëndron në kohë.
Rreth nesh
Terra Forma është një studio qeramike me vendndodhje në Tiranë, Shqipëri, e specializuar në krijimin e punimeve artizanale me baltë. Misioni ynë është të sjellim autenticitetin dhe bukurinë e punës artizanale në shtëpinë ose biznesin tuaj duke ofruar produkte unike dhe me cilësi të lartë.